Ish punonjësit e UKT-së protestë përpara Bashkisë Tiranë

exit.al 27 Janar 2016, 12:28

Ish punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë protestuan sot përpara Bashkisë. Ata akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj se i ka hequr nga puna pa të drejtë, për të punësuar militantë.

Protestuesit thanë se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim apo motivacion për shkarkimin e papritur nga detyra.

Ditët e fundit të vitit 2015, 600 punonjës u shkarkuan nga UKT-ja, institucion nën varësinë e Bashkisë Tiranë.