62 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 19 Maj 2021, 15:58

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 4.049 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 62 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 100.612 raste.

Mbeten 4.218 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107.0659  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.235 pacientë kanë humbur jetën.