Qeveria do të ndërtojë një godinë për azilkërkuesit

exit.al 25 Janar 2016, 11:43

Qeveria ka vendosur ndërtimin e një godine të re për strehimin e azilkërkuesve, në Babrru. Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshmë ka hapur në 21 janar, tenderin me një fond prej 685 mijë eurosh, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit. Godina do të jetë katër katëshe dhe do të ketë ambiente të ndryshme fjetjeje e argëtimi.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Ministrisë nuk ka asnjë sqarim për arsyet e ndërtimit të kësaj godinë. Nuk dihet se çfarë informacionesh apo të dhënash ka Ministria për fluksin e azilkërkuesve, që e bën të nevojshëm një investim të tillë nga shteti shqiptar.