610 të infektuar të rinj dhe 34 viktima në Greqi

exit.al 15 Janar 2021, 18:35

Greqia regjistroi të premten 610 raste të reja pozitive me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në Greqi është 147,860.

Autoritet kanë njoftuar se 319 pacientë po trajtohen në terapi intensive.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, raportoi 34 viktima të reja nga virusi, duke arritur në 5,421 viktima në total.

Greqia ka pasur një izolim dy-mujor të paktën deri në 18 Janar dhe njoftoi planet për të rritur numrin e njerëzve që marrin vaksinat COVID-19.

Greqia filloi vaksinimet me vaksinën e kompanive Pfizer e BioNTech, në fund të dhjetorit dhe të parët që morën publikisht dozën e vaksinës ishin kryeministri, kreu i partisë opozitare dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Shpërndaje te miqtë