60 vjeçari humb jetën pas daljes së ekskavatorit nga rruga në Polican

exit.al 2 Maj 2021, 17:10

Një 60 vjeçar humbi jetën të dielën, rreth orës 14:20, në segmentin Poliçan-Kapinovë.

Qamil Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan, mori plagë të rënda pas daljes nga rruga dhe përmbysjes së ekskavatorit që ai drejtonte.

Ai ndërroi jetë rrugës për në spitalinin rajonal të Beratit.

Ngjarja u bë e ditur për mediat nga policia, e cila njofton se po punon për zbardhjen e ngjarjes.