Prokuroria kërkon sekuestrimin e dosjeve të konçesioneve të shëndetësisë

exit.al 20 Janar 2016, 11:42

Prokuroria e Tiranës kërkoi dje sekuestrimin e dokumentave të konçesioneve të dhëna nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Hetimet ndaj ministrit Beqaj kanë nisur një muaj më parë, nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për afera korruptive.

Prokuroritë po hetojnë tre konçesione, sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë, kontrollin shëndetësor falas me vlerë 120 milionë dollarë dhe shërbimin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë.

Një javë më parë, organet hetimore lëshuan 20 fletë thirrje për  punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, që do të pyeten në lidhje me proçedurat e ndjekura për dhënien e konçesioneve.