Shkon në 20 milion numri i të infektuave me Covid-19 në të gjithë botën

exit.al 11 Gusht 2020, 20:14

Numri i personave të infektuar në koronavirus në rang global arriti në  20 milion ditën e martë të 11 Gushtit.

Viktimat nga kjo pandemi që nga nisja e saj janë 736,000 sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja është një nga vendet e goditura më fort nga virusi, duke regjistruar në Amerikë thuajse çerekun e numrit total të të infektuarve – pesë million – dhe numrin më të lartë të viktimave.

Në Brazil janë regjistruar tre milion të infektuar, në Indi 2.2 million; Rusia regjistroi thuajse 900,000 dhe Africa e Jugut 560,000.

Shpërndaje te miqtë