57% e gjithë të infektuarve me Covid-19 në vend janë shëruar

exit.al 27 Prill 2020, 11:45

Më shumë se gjysma e të infektuarve me Covid-19 në vend janë shëruar. Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të dhënave, njoftoi sot se 422 nga 736 të infektuar në total, ose rreth 57,3 për qind e tyre janë shëruar. Në qytetet më të prekura si Tiranë, Shkodra, Durrësi e Fieri më shumë se gjysma e të prekurve janë shëruar. Ndërsa qytete si Kruja e Kurbini, të cilat kanë pasur shpërthim të të infektuarve në 2 javët e fundit, numri i të infektuarve aktivë vazhdon të jetë shumë i lartë. Lezha, Rrogozhina e Tropoja janë qytete ku të gjithë të infektuarit janë shëruar. Deri më 27 prill, numri i të shëruarve sipas qyteteve është:

 - Në Tiranë ka 302 të prekur, 187 prej tyre ose 62 për qind janë shëruar.

 - Në Shkodër ka 105 të prekur, 61 prej tyre ose 58 për qind janë shëruar.

 - Në Krujë ka 92 të prekur, 8 prej tyre ose 9 për qind janë shëruar.

 - Në Durrës ka 42 të prekur, 37 prej tyre ose 88 për qind janë shëruar.

 - Në Fier ka 37 të prekur, 27 prej tyre ose 73 për qind janë shëruar.

 - Në Kurbin ka 31 të prekur, asnjë prej tyre nuk ështëë shëruar.

 - Në Korçë ka 19 të prekur, 18 prej tyre ose 95 për qind janë shëruar.

 - Në Elbasan ka 18 të prekur, 15 prej tyre ose 83 për qind janë shëruar.

 - Në Kukës ka 18 të prekur, 10 prej tyre ose 55 për qind janë shëruar.

 - Në Lezhë ka 14 të prekur, 14 prej tyre ose 100 për qind janë shëruar.

 - Në Has ka 14 të prekur, 12 prej tyre ose 85 për qind janë shëruar.

 - Në Kavajë ka 9 të prekur, 8 prej tyre ose 89 për qind janë shëruar.

 - Në Lushnje ka 7 të prekur, 4 prej tyre ose 57 për qind janë shëruar.

 - Në Vlorë ka 5 të prekur, 4 prej tyre ose 80 për qind janë shëruar.

 - Në Pukë ka 5 të prekur, 4 prej tyre ose 80 për qind janë shëruar.

 - Në Mirditë ka 5 të prekur, 3 prej tyre ose 60 për qind janë shëruar.

 - Në Rrogozhinë ka 4 të prekur, 4 prej tyre ose 100 për qind janë shëruar.

 - Në Tropojë ka 4 të prekur, 4 prej tyre ose 100 për qind janë shëruar.

 - Në Berat ka 3 të prekur, 2 prej tyre ose 66 për qind janë shëruar.

 - Në Mallakastër ka 1 të prekur, ende të pashëruar.

 - Në Mat ka 1 të prekur, ende të pashëruar.