Kryeministri i Maqedonisë jep dorëheqjen

exit.al 15 Janar 2016, 11:02

Sot, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski do të paraqesë dorëheqjen përpara kryetarit të parlamentit. Një ditë më parë, Zoti Gruevski e deklaroi vendimi e tij përpara mediave maqedonase.

Vendimi për dorëheqje vjen pas publikimit të një sërë përgjimesh telefonike të drejtuesve të lartë të shtetit mbi vjedhjet e zgjedhjeve, kontrollin e gjyqtarëve, dënimin e opozitarëve, marrëveshje të dyshimta biznesi dhe mbulimit të vrasjeve që u bënë publike.

Zoti Gruevski ka mbajtur postin e Kryeministrit të Maqedonisë për 10 vjet rresht.