53 punonjës me Covid në një fabrikë në Maqedoni

exit.al 18 Korrik 2020, 20:20

53 punonjës të një fabrike tekstilesh në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me Covid-19.

Sipas njoftimit të kompanisë, 80 për qind prej tyre nuk kanë simptoma, çfarë e ka bërë të vështirë zbulimin se virusi prej ditësh po përhapej në fabrikë.

Pjesa tjetër e të infektuarve kanë simptoma të lehta.

Javët e fundit numri i të infektuarve ditorë në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 164 raste të reja dhe humbur jetën 5 persona.

Deri më tani, në total numri i të infektuarve është 8 786, ndërsa numri i viktimave është 406.

Shpërndaje te miqtë