500 gjoba për moszbatimin e masave kundër Covid-19

exit.al 20 Janar 2021, 17:42

Policia ka gjobitur gjatë 500 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

489  janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës në publik gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka shoqëruar 6 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërsa 8 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë sepse kanë qenë duke lëvizur pa lejë pas orës 22:00.

Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Shpërndaje te miqtë