5 mijë hektarë tokë e pëmbytur nga dalja e lumit Ishëm

exit.al 2 Shkurt 2021, 09:21

Rreth 5 mijë hektarë tokë janë përmbytur në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës.

Rreth 50 banesa janë nën ujë si pasojë e daljes së lumit Ishëm nga shirat e dendur. Banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.

Sipas mediave, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë duke mos pasur përkeqësim të mëtejshme të situatës.

Shpërndaje te miqtë