470 000 të vaksinuar në vend

exit.al 30 Prill 2021, 21:54

470 mijë persona janë vaksinuar në vend kundër koronavirusit, në 4 muaj, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

një postim në Facebook, Manastirliu u shpreh se të premten u vaksinuan 23 550 persona.

Fushata e vaksinimit nisi më 7 janar 2021. Në vend administrohet 4 vaksina,: Pfizer, Sinovac, Sputnik V dhe AstraZeneca.

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 108 raste të reja dhe 5 humbje jete.