Italia regjistron 13 446 raste të reja dhe 263 viktima

exit.al 30 Prill 2021, 20:20

Italia regjistroi të premten 13 446 raste të reja me koronavirus nga 338,771 teste të kryera.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 263 vdekje ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë është 120 807.

Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u ul me 57.

Autoritetet njoftuan se u shëruan 15 621 persona. Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 4,02 milionë të infektuar dhe 3,46 milionë të shëruar.