4 viktima nga një aksident në Ferizaj

exit.al 6 Qershor 2021, 20:21

Katër persona gjetën vdekjen të dielën për shkak të një aksidenti në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Aksidenti ndodhi në orën 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt mes dy automjeteve, sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë, që citon njoftimin e Policisë së Kosovës.

Përveç viktimave, pati edhe një person të lënduar, i cili u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritet vendase.