4 të infektuar në Berat, mes tyre një infermiere

exit.al 9 Korrik 2020, 12:43

Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Berat në 24 orët e fundit.

Dy prej rasteve janë kontakte të rasteve të mëparshme të brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat.

Ndërsa dy rastet e tjera janë një infermiere në Urën Vajgurore dhe një punonjëse në një fasoneri.

Aktualisht në Berat ka 24 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë