9 korriku, dita e parë pa asnjë viktimë që prej 23 qershorit

exit.al 9 Korrik 2020, 11:23

9 korriku është dita e parë që prej 23 qershorit që në vend nuk humb jetën asnjë i infektuar me Covid-19.

Në periudhën 23 qershor-9 korrik kanë humbur jetën 38 të infektuar, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë në mars, kanë humbur jetën 83 pacientë.

Në përditësimin e 9 korrikut, Ministria e Shëndetësisë, gjithsesi theksoi se situata në spitalin Infektiv vazhdon të jetë e rënduar: 84 pacientë janë të shtruar, 11 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit, janë zbuluar 82 pacientë të rinj me covid-19, përkatësisht:

  • 30 raste në Tiranë,
  • 11 në Shkodër,
  • 6 në Kukës,
  • 5 në Elbasan,
  • nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe,
  • nga 3 raste në Kavajë, Përmet,
  •  2 në Korçë,
  • nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në Gjirokastër, e infektuara është një pedagoge në universitetin ‘Eqerem Çabej’. Dyshohet se ajo mund të jetë infektuar nga studentët.

Shpërndaje te miqtë