“Fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.
Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik.
S'duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.
Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.
E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.’
Një ditë më parë, kryeministri Rama ka porositur kryebashkiakët që të dalin sa më shumë në terren për të takuar qytetarët, ndërsa kreu i PD-së Basha. javët e fundit, ka zhvilluar vizita në shumë qytete. Shpërndaje te miqtë
