4 pacientë të rinj me Covid-19 në Durrës

exit.al 21 Korrik 2020, 15:50

Katër pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Durrës në 24 orët e fundit.

Sipas informacioneve të deritanishme, një prej të infektuarve është kontakt i pacientëve të mëparshëm, ndërsa tre të tjerët janë vatra të reja.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik për rastet.

Shpërndaje te miqtë