5 viktima dhe 168 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 21 Korrik 2020, 15:36

Pesë pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar numrin total të viktimave në 144.

168 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit, shifër që  e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6 045.

Numri më i lartë i të infektuarve vazhdon të jetë në Prishtinë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar 91 të infektuar.

Shpërndaje te miqtë