Gjykata lë në burg kreun e grupit që shfrytëzoi seksualisht 17-vjeçaren në Fushë Krujë

exit.al 21 Korrik 2020, 15:50

Gjykata vendosi arrest me burg të akuzuarin për shfrytëzimin për prostitucion të 17-vjeçares në Fushë Krujë, Alket Braka.

Ai akuzohet dhe për nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit.

Disa ditë më parë, policia e arrestoi Brakën, pasi po drejtonte makinën pa leje drejtimi.

Shpërndaje te miqtë