35 nga 65 të prekurit me koronavirus të shtruar tek Infektivi

exit.al 20 Mars 2020, 12:17

35 pacientë të prekur nga koronavirusi janë të shtruar dhe po kurohen në spitalin Infektiv në QSUT.

Sipas EuroNews, tre persona janë shtruar në 24 orët e fundit: një grua e moshuar, e cila erdhi me urgjencë nga Patosi sot dhe dy pacientë të tjerë për të cilët nuk dihen ende detaje.

Gruaja e moshuar nga Patosi është mamaja e një prej pacientëvë të identifikuar më parë me koronavisur. Ajo u identifikua sot si e prekur, duke e çuar numrin total të të prekurve në 65.

Dje drejtuesja e ISHP-së Albana Fico njoftoi se 32 pacientë ishin të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive.

Nuk dihet ende nëse 3 pacientët e shtruar gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në terepi intensive apo jo.

Ndërkoha pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.