Britania Madhe gjobit personat që refuzojnë testin e koronavirusit

exit.al 20 Mars 2020, 11:52

Policia do të arrestojë dhe gjobisë me 1000 paund personat nëse refuzojnë të bëjnë testin e koronavirusit. Ky është projektligji i ri, i cili do të dërgohet në parlamentin anglez.

Ky projektligj iu jep gjithashtu pushtet ministrave të kabinetit qeveritar të bllokojnë tubimet publike për të parandaluar përhapjen e pandemisë në Britani.

Sipas projektligjit këshillat bashkiak do të kenë kompetencë për t'u marrë me trupat e viktimave - përfshirë këtu ku janë varrosur ose kremruar - për të siguruar që sistemi të mos bëhet i mbingarkuar nga numri i vdekjeve.

Këto masa u ndërmorrën për shkak se  numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 144 persona.