- Pajisje për frymëmarrje të drejtuar;
- Pajisje për mbrojtjen personale si maska;
- Vaksina dhe terapi;
- Pajisje laboratorike.
Si do të funksionojë rezerva e shpëtimit? Rezervat do të mbahen nga një prej vendeve anëtare. Vendi do të jetë përgjegjës për prokurimin e pajisjeve. Buxheti fillestar është 50 milionë euro, nga të cilat 40 milionë duhet të miratohen nga autoritete buxhetore. Pas datës 20 mars, kur ligji të hyjë në fuqi, vendet anëtare, të cilat duan të përdorin këtë rezervë mund të aplikojnë për grant tek Komisioni Evropian. Komisioni Evropian do të mbulojë 90 për qind të shpenzimeve për krijimin r rezervës, 10 për qind do të financohet nga vetë vendi.
