30 vjet nga lëvizja e dhjetorit, Soreca i bën thirrje të rinjve të angazhohen për integrimin e vendit

exit.al 8 Dhjetor 2020, 11:56

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi se për të arritur integrimin e Shqipërisë në BE, duhet zëri dhe ndihma e të rinjve. Përmes një postimi në Tëitter, Soreca i bëri thirrje të rinjve të jenë më të angazhuar dhe të japin kontributin e tyre në vend.

“Për të arritur integrimin e Shqipërisë në BE në mënyrën e duhurm na duhet ndihma dhe zëri i të rinjve,.Qytetarëve të ardhshëm të BE: Nëse doni të sillni vendin brenda BE duhet të dëgjoheni, të kontribuoni me angazhimin tuaj, pjesmarrjen dhe përkushtimin në shoqëri. Bëhuni ndryshimi që doni të shihni!”

Shpërndaje te miqtë