Humb jetën si pasojë e Covid-19 një gjinekolog në Vlorë

exit.al 8 Dhjetor 2020, 11:44

Një gjinekolog në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Leonard Kamberi, 50 vjeç ka qënë i shtruar prej 2 javësh në spital në Tiranë por nuk e ka fituar dot luftën me virusin.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private.

Ai ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik pranë Universitetit të Vlorës.

Shpërndaje te miqtë