Unë mendoj se KQZ, duhet t’i bindet një produkti të tillë, një dekreti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e Presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i Presidentit. Për mua është e detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij. Pika 2 e dekretit më urdhëron. Dekreti i presidentit është detyrues dhe duhet ta respektojmë vullnetin e tij.
Ndërsa, nënkryetari Denar Biba u shpreh se KQZ do të vazhdojë me organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit."Presidenti me vetëdije refuzon të zbatojë urdhërimin kushtetues. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm konsiderohet se nuk ekziston.
Unë vlerësoj që KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Sikundër kushtetuta e vlerëson KQZ ka detyrimin, nuk e kemi opsion, kemi detyrim të vijojmë punën për t’i çuar shqiptarët të shkojnë të votojnë për të zgjedhurit lokalë. Kemi detyrimin t’ua mundësojmë këtë", tha Zoti Biba.
Shpërndaje te miqtë
