Dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor.
Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.
Gjithashtu, Zonja Anastasi deklaroi se mazhoranca nuk mundet të deklarojë kryesisht të pavlefshëm dekretin e Presidentit, sepse këtë ‘mund ta vendosi vetëm gjykata’. Shpërndaje te miqtë
