“Drejtësia e vërtetë do të vijë kur politikanët e korruptuar dhe kriminelët nuk do të jenë më të pandëshkueshëm siç janë në regjimin e Edi Ramës, por do të dalin para drejtësisë siç del çdo qytetar i thjeshtë shqiptar.”
Shpërndaje te miqtëShehaj: Protesta e opozitës synon ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë
Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi për median italiane RAI3 se protestat e opozitës nuk kanë për qëllim ardhjen në pushtet të demokratëve, por ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë.
Në një intervistë për RAI3, e cila ndoqi në Tiranë protestën e opozitës më 8 qershor, Zoti Shehaj theksoi se protestat e vazhduara të opozitës synojnë të ndryshojnë “rrënjësisht politikën dhe ekonominë e vendit, për t’i çliruar ato nga krimi, kundër oligarkëve dhe interesave korruptive.”
Sipas ish-deputetit Shehaj për sa kohë Edi Rama është kryeministër i vendit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira, pavarësisht datës kur zhvillohen ato. Për këtë arsye, kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i Ramës si kryeministër dhe zhvillimi i zgjedhjeve pa të.
Po ashtu, Shehaj deklaroi se Rama ka marrë në mbrojtje politikanë të korruptuar dhe kriminelë, të cilët po i mbron nga përballja me drejtësinë:
Të sugjeruara
Rama këmbëngul: S'na ndal asgjë t'i bëjmë zgjedhjet më 30 qeshor
10 Qershor 2019, 10:59Presidenti Meta: Partitë politike të vendosin datën e re të zgjedhjeve
10 Qershor 2019, 09:45Data e zgjedhjeve është takimi me historinë për Edi Ramën
9 Qershor 2019, 13:27
Shqipëria mes Brukselit dhe Portës së Lartë: Nga shteti i së drejtës te shteti i mikut
14 Nëntor 2026, 12:49
