29 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

exit.al 22 Mars 2020, 12:41

29 raste të reja me koronavirus u zbuluan sot në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë 114 raste në total.

Disa ditë më parë, në Maqedoninë e Veriut u vendos gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë pa afat. Shkak për këtë u bë situata e krijuar prej epidemisë së koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Autoritetet kanë mundësinë që ta zgjasin këtë periudhë, në varësi të situatës që do të paraqitet.