Tërmet i fortë në Kroaci, një i vdekur, dëme dhe panik

exit.al 22 Mars 2020, 10:51

Një tërmet i fortë tronditi Kroacinë, të dielën në orën 06:23 të mëngjesit, duke shkaktuar një të vdekur disa të plagosur.

Sipas Agjencisë Sizmologjike Evropiane (EMSC), tërmeti i shkallës 5,3 e pati  epiqendrën 7 km në veri të Zagrebit.

Tronditjet u ndjenë në një zonë të gjërë përreth kryeqytetit kroat, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, por jo shëmbje te tyre. Shumica e të lëndruarve janë nga shkëputja e objekteve nga ndërtesat.

Tërmeti ka shkaktuar panik të madh, veçanërisht në kushtet e epidemisë së koronavirusit.