Shkon në 89 numri i të prekurve, 13 persona të infektuar në 24 orë

exit.al 22 Mars 2020, 11:44

Trembëdhjetë persona të prekur nga koronavirusi janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 89 numrin total të të infektuarve me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico.

Personat e diagnostikuar së fundmi janë 8 në Tiranë, 1 në Kavajë, 1 në Durrës, dhe 3 në Korçë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 811 persona, 89 raste janë pozitivë, 3 janë shëruar, 2 kanë vdekur, 43 persona janë të shtruar në spital dhe 4 prejt tyre janë në terapi intensive.

Mosha mesatare e të prekurve në rang vendi është 48 vjeç. Ndërsa, mosha e personave të shtruar në spital është 54 vjeç.

[caption id="attachment_76064" align="aligncenter" width="1920"] Harta e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, 22 mars 2020.[/caption]

Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 63 persona;

— Në Durrës: 6 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  8 persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  2 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë:  3 persona;

— Në Korçë: 3 persona.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.