2428 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

exit.al 22 Shkurt 2021, 15:27

Policia ka gjobitur 2428 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka gjobitur 4 pronarë  biznesesh që zhvilloi aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

24 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën gjatë fundjavës.

Shpërndaje te miqtë