134 të burgosur janë infektuar me Covid-19 gjatë 7 muajve

exit.al 22 Shkurt 2021, 13:41

134 të burgosur janë infektuar gjatë 7 muajve të fundit, deklaroi drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili. Në një intervistë për Report Tv, Ismaili deklaroi se nga të infektuarit vetëm një i burgosur ka humbur jetën nga Covid-19.

“Për periudhën 7 mujore të fundit janë 134 të burgosur në total, ato me sëmundje bashkëshoqëruese janë trajtuar në spitalin e Burgjeve. Në muajin gusht ka pasur një humbje jete, një të burgoru në moshë të thyer me shumë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa situata tjetër ka shkuar në normalitet. Për 5 të burgosur që është agravuar situata janë përcjellë në spitalet COVID dhe janë negativizuar dhe po kryejnë dënimin në burgun ku është dënuar”

Ismaili deklaroi se burgjet nu kjanë vatër e infeksionit, e nëse identifikohet një rast, merren të gjitha masat për ta veçuar atë të burgosur. Në lidhje me testimet ai tha se nuk ka një numër të caktuar por i përgjigjen nevojave të burgut. Përsa i përket regjimit 41 bis( për të cilin mund të lexoni këtu), Ismaili deklaroi se janë gjithsej 7 persona ku 5 janë në burgun 313 dhe 2 në burgun e Peqinit. Për lirimin me kusht gjatë pandemisë, drejtori i Burgjeve raportoi se vetëm 12 të dënuar e kanë shkelur atë. Shpërndaje te miqtë