“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja.”
Ai i kërkoi kryeministrit Rama të distancohet nga kjo dhunë dhe të ndalë sulmet ndaj Partisë Demokratike.“Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh.”
Shpërndaje te miqtë
