Ato ndajnë prej rreth shatët vitesh në Itali një studio arti. Praktikat e tyre të artit, sikurse shihet edhe në ekspozitë, janë të lidhura ngushtë.
[caption id="attachment_21248" align="aligncenter" width="1024"]
Punet e Iva Lulashi dhe Deborah Ieranò ne Miza Galeri. Foto © Exit.[/caption]
Iva Lulashi nuk është emër i panjohur për skenën e artit shqiptar. Vitin e shkuar, ajo zhvilloi një ekspozitë tek Tulla. Puna e saj gjithmonë merr frymëzim nga vargjet e figuarve, pozat filmike apo fotografi të cilat reflektojnë gjuhën pamore të historisë së Shqipërisë, të cilën ajo asnjëherë nuk e përjetoi në mënyrë të ndërgjegjëshme.
Puna e paraqitur në ekspozitë ishte ndërthurje e vargjeve të figurave pornografike, duke mjegulluar linjën ndërmjet pozave filmike të propagandës komuniste, skenave të seksit dhe aktiviteteve të shëndetëshme në hapësirë.
Për Deborah Ieranon kjo është ekspozita e parë në Tiranë dhe njësoj si Lulashi, puna e saj frymëzohet nga vargje figurash të gjetura. Në fillim duket e vështirë të dallosh punë e secilës prej tyre, por ngadalë disa tipare të punë së Ieranos dalin në pah: një grafikë më klasike e cila sjell një qartësi të cilën Lulashi shpesh e shmang me qëllim. Ajo përdor në punën e saj edhe materiale të tjera, si për shembull tekstili duke krijuar një efekt të skulpturës.
[caption id="attachment_21249" align="aligncenter" width="1024"]
Punet e Iva Lulashi dhe Deborah Ieranò ne Miza Galeri. Foto © Exit.[/caption]
Ekspozita tregon punën e tyre të ballafaquar në disa mure, me objekte të vogla të pikturuara mbi tavolina ose të varura në tavan. Nuk ka tabela reference, gjë e cila krijon harmoni ndërmjet punëve të dy artisteve. Kjo zgjedhje mjegullon kufijtë e personales. Hapësira në vetvete është e organizuar si një apartament, si një hapësirë në të cilën Lulashi dhe Ierano rikrijojnë një shtëpi të zakonshme me kujtimet e fëmijërisë, në dallim nga formimi kulturor i tyre shumë i ndryshëm.
Kjo qasje kuratoriale është e suksesshme sepse ajo përpiqet me të vërtetë të krijojë ndjesinë e një “mjedisi” më shumë se sa vetëm të një shfaqjeje. Kjo ndjenjë është e amplifikuar nga heqja e çdo reference për të lejuar shikuesin të përqendrohet tek punët e ekspozuara, dhe jo tek emri i artistit, data apo të dhëna të tjera të dytësore.
Fatkeqësisht shfaqja “Where I Feel, There I Am” u mbyll të dielën më 21 dhjetor.
Shpërndaje te miqtë
