Nishani: Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes më i ulëti që prej vitit 1999

exit.al 26 Nëntor 2016, 17:06

Presidenti Bujar Nishani shprehet se draft buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017 është në kundërshtim me direktivat e NATO-s. Ai i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të mos e votojnë këtë draft buxhet.

letrën dërguar deputetëve, Presidenti Nishani argumenton se:

  • Ky është [buxheti] më i ulët që prej vitit kur Shqipëria mori statusin e vendit Aspirant në 1999;

  • Draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO;

  • Ministria e Mbrojtjes parashikon të rrisë në mënyrë të konsiderueshme numrin e personelit, përtej detyrimeve të përcaktuara.

Shpërndaje te miqtë