2 viktima dhe 55 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

exit.al 20 Maj 2021, 15:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga komunat Prishtinë  dhe Skënderaj.

Ndërkohë, nga testimi i 3 134 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 55 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 100 943 raste.

Mbeten 3 940  raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 120  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 237 pacientë kanë humbur jetën.