2 persona arrestohen për vdekjen e 20-vjeçarit në Durrës

exit.al 7 Korrik 2021, 09:00

Policia arrestoi sot (7 korrik) dy persona për vdekjen e 20-vjeçarit në një gomisteri në Durrës, dje (6 korrik).

Të arrestuarit janë pronari i gomisterisë me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe shoferi i ambulancës për mbërrtijen me vonesë në vendin e ngjarjes.

I riu humbi jetën të martën pasi i plasi goma e një kamioni që po rregullonte.