Amerikanët besojnë se Trump do të sjell prosperitet, por jo paqe

exit.al 15 Nëntor 2016, 10:06

Amerikanët besojnë se administrata e Donald Trump do të përmirësojë ekonominë. Por ato mendojnë se presidenti i zgjedhur do të bëjë shumë pak për mjedisin, për marrëdhëniet racore apo për qëndrimin e vendin jashtë luftërave.

Një sondazh i Gallup i publikuar të hënën testoi pritshmëritë e amerikanëve për 17 çështje të ndryshme të administratës së Trumpit.

Rezultatet e sondazhit zbuluan se amerikanët kanë besimin në aftësitë e Donald Trump për të menaxhuar ekonominë dhe për të siguruar vendin nga terrorizmi. Por besimi në Trump është më i ulët se sa ai për Barack Obamën në vitin 2008.

Sipas sondazhit të kryer më 10-11 nëntor, rezultatet tregojnë se:

  • 62 për qind e të intervistuarve besojnë se Trump do të “ulë papunësinë dhe do të krijoj vende të reja pune”;

  • 60 për qind prej tyre shprehen se Trump do të “përmirësojë ekonominë”;

  • 57 për qind e amerikanëve thanë se SHBA-të do të ishin më të sigurta nga aktet terroriste nën administratën e Trump;

  • 59 për qind u shpreh se Trump do të kontrollojë emigracioni e paligjshëm, rreth 35 për qind më shumë se sa ato për administratën Obama;

  • 44 për qind prej tyre mendojnë se administrata e Trump do të përmirësojë kushtet e minoriteteve dhe të të varfërve;

  • 35 për qind mendojnë se administrata e tij do të përmirësojë marrëdhëniet racore;

  • 39 për qind e të intervistuarve mendojnë se do të përmirësohen ndasitë politike në SHBA – krahasuar me 54 për qind të atyre të intervistuar në 2008, gjatë presidencës së Obamës;

  • Pritshmëritë janë më të zbutura në çështjet si: përmirësimi i arsimit - 53 për qind, përmirësimi i sistemit shëndetësor - 52 për qind, propozimi i kandidaturave më të mira për gjyqtar në Gjykatën e Lartë - 52 për qind, ulja e taksave - 51 për qind dhe ulja e borxhit të buxhetit federal - 47 për qind.

Shpërndaje te miqtë