“Sa më e fuqishme të jetë LSI aq më e qetë, aq më e sigurt është Shqipëria, aq më i fuqishëm është dialogu dhe aq e sigurtë është dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë”, deklaroi ai.
Ndërsa kandidati Rrokaj, profesor në Universitetin e Tiranës, tha platforma që ai i ka ofruar anëtarëve të LSI-së ka qenë e thjeshtë: “sa më shumë politika konkrete në dobi të qytetarit, sa më shumë partia e hapur ndaj shoqërisë civile dhe botës akademike,sa më larg politikës konfliktuale.” Pas votimit Zoti Rrokaj tha se LSI “synon të dalë forcë e parë, por koalicionet janë pjesë e vendimmarrjes së strukturave.” [caption id="attachment_19225" align="aligncenter" width="960"]
Kandidati Rrokaj duke votuar në zgjedhjet e 6 nëntorit - Burimi Facebook[/caption]
Deputeti Spahiu tha se “Besoj që erdhëm deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë.”
Zgjedhjet u zhvilluan sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Rezultatet përfundimare për kreun e LSI-së dhe delegatët në kuvendin e partisë priten të dalin sot.
Shumë analistë dhe media kanë parashikuar fitoren e Zotit Meta me një diferencë të madhe. Ilir Meta ka qenë i vetmi kryetari i LSI-së që prej themelimit të saj në vitin 2004.
Shpërndaje te miqtë
