19 maj shqyrtohet rezultatet e zgjedhjeve për Gjirokastrën dhe Beratin

exit.al 18 Maj 2021, 11:15

Komisioni i Ankimimeve, KAS ka caktuar seancën për shqyrtimin e provave të qarkut të Gjirokastrës, për nesër, 19 maj, në orën 09:00.

Pas përfundimit të seancën për Gjirokastrën, KAS do të vazhdojë me shqyrtimin e provave për qarkun e Beratit.

Ndërsa, sot, 18 maj, KAS do të vazhdojë mbledhjen e provave për zgjedhjet në qarkun e Vlorës.