Thaçi i kujton Ramës krimet e Serbisë — Pikat kryesore të intervistës

exit.al 20 Tetor 2016, 09:12

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bisedoi, dje, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion. Zoti Thaçi foli për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë, si dhe për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.

Më poshtë po sjellim një përmbledhje të pohimeve kryesore të tij.

Për marrëdhëniet me Shqipërinë

  • Unë nuk e kam lexuar dhe nuk e di që është nënshkruar një marrëveshje, por një projekt i tillë nuk ekziston. Shqipëria të mbyllë një herë autostradën Durrës - Kukës ku po vdesin kosovarë çdo ditë në urat e pambyllura sesa të mendojë për lidhjen me Nishin.

  • Shteti i Kosovës dhe shteti shqiptar kanë raporte të shkëlqyera në nivel institucional dhe në nivel privat.

Për marrëdhëniet me Serbinë

  • Serbia vend më europian, nuk është. Derisa cenon integritetin e Kosovës, derisa vendos struktura paralele në Veri të Kosovës, derisa cënon sovranitetin e Kosovës, derisa nuk kthen të pagjeturit që ka ende varrezat masive në Beograd.

  • Ka vrarë mbi 12 mijë shqiptarë, ka kryer gjenocid 20 mijë gra janë të dhunuara nga Serbia dhe këta njerëz kanë qenë në pushtet në kohën e Milloshevicit.

  • Problematika Beogradi me shqiptarët është një problematikë që ndërlidhet mes Serbisë dhe Kosovës e shqiptarët që kanë jetuar në ish-Jugosllavi, Shqipëria nuk ka qenë në luftë me ish-Jugosllavinë.

 

 

Shpërndaje te miqtë