224 kilogramë kanabis u sekuestruan në fshatin Zhamë të Lushnjes.
Më 18 tetor:Rreth 1,2 tonë (1200 kilogramë) kanabis u sekuestruan në një magazinë në fshatin Derven të Fushë Krujës.
50 kilogramë kanabis dhe 385 bimë u sekuestruan në fshatin Kir të Shkodrës.
132 kilogramë kanabis, të ardhur nga Shqipëria, u sekuestruan në Janinë nga policia greke.
Vetëm javën e kaluar, policia italiane kapi më shumë se një ton kanabis të nisur nga Shqipëria, në brigjet e Leçes. Sipas njoftimit të Guardia di Finanza-s, gjatë vitit 2016, më shumë se 6 tonelata lëndë narkotike nga Shqipëria janë kapur në brigjet italiane. Këto operacione vijnë vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama dhe ministri Tahiri deklaruan se Policia e Shtetit ka shkatërruar 99,8 për qind të sipërfaqes së mbjellë me kanabis. Shpërndaje te miqtë
