Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë më të pastër se unë i them: Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd!
Deputetit socialist Besnik Bare, kundërshtar i ashpër i ligjit në vitin 2011, tha se:U bëj thirrje njerëzve që ne duhet të ulemi dhe nëqoftëse ata konkretisht kanë ndonjë gjë për të pasqyruar, për të reflektuar në ligj [ligji i importit të mbetjeve], hajde ta amendojmë.”
Deputeti socialist Eduard Shalsi, propozues i projektligjit, pohoi:Për asnjë çast, në asnjë rrethanë ne nuk do të tradhëtonim interesat e shqiptarëve.”
Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, gjatë një takimi me qyetarët e Lezhës, pohoi:Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani… Ata do të vendosin për importin e mbetjeve. Ata, qytetarët, populli. Asnjë parti, asnjë qeveri.
Shpërndaje te miqtë
