Mijëra qytetarë protestë kundër ligjit të importit të plehrave

exit.al 1 Tetor 2016, 12:31

Rreth tre mijë qytetarë protestuan sot para kryeministrisë kundër ligjit të importit të plehrave.

Përfaqësues të Aleancën Kundër Importit të Plehrave (AKIP) dhe shoqërisë civile i bënë thirrje Kryeministrit Rama të mbajë premtimet e vitit 2013, kur anuloi ligjin e miratuar nga Qeveria Berisha.

Qytetarët i kërkuan presidentit Nishani të mos e dekretojë ligjin. Ata kërkuan mbajtjen e referendumit që kryeministri Rama, me anulimin e ligjit, e bëri të panevojshëm.

Në mënyrë simbolike, qytetarët, me kartona të kuq në duar e të veshur me qese plastike plehrash, u shprehën se miratimi i ligjit nga Qeveria Rama është një tradhëti kombëtare që bie ndesh me interesat e qytetarëve.

Shumë prej tyre i kujtuan Kryeministrit Rama deklaratat e tij në kohën kur kundërshtonte importin e plehrave.

"Sot po të drejtohem me fjalët që dikur miku yt Ardian Klosi ju drejtua ish-kryeministrit Berisha: Ik pirdhu me gjithë plehrat e tua!" tha një prej qytetarëve.

Ndërsa një aktiviste tjetër, duke ju drejtuar sërish Zotit Rama, tha: "Zgjidh o të nderosh kujtimin e mikut tënd Ardian Klosi, o xhepat e një grupi të vogël klientësh."

Të tjerë protestues të të gjitha moshave mbanin pankarta me parrulla drejtuar kryeministrit: "Jo plehra në Shqipëri", "Boll plehra ka Shqipëria" apo "Me plehrat erdhe, me plehrat do të ikësh".

 

proteste

1

14568038_498995140309659_3762540327289203014_n

2

Përfaqësues të AKIP deklaruan se protestat do të vazhdojnë, paralelisht me mbledhjen e firmave të nevojshme për mbajtjen e refendumit.

Kryeministri Rama, ndërkohë  zgjodhi të mos ishte në kryeministri gjatë protestës. Ai, i pranishëm në Asamblenë e PS, ju përgjigj protestuesve se ligji, ndryshe nga sa prentendojnë protestuesit, do ta pastrojë më shumë Shqipërinë.

Shpërndaje te miqtë