18 mijë vaksina Pfizer mbërrijnë në vend

exit.al 12 Korrik 2021, 12:45

18 mijë vaksina Covid-19 Pfizer do të mbërrijnë të hënën, sipas Ministres së Shëndetësisë Ogerat Manastirliu.

Në monitorimin e procesit të vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Shkozë, Manastirliu u shpreh se në periudhën korrik-gusht do vijnë rreth 500 mijë doza vaksinash.

Ajo u shpreh se gjatë verës do të vaksinohen në banesë banorët e zonave të thella malore.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit 1,022,802 banorë janë vaksinuar. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID