170 vende bëhen pjesë e skemës së OBSH për përfitimin e vaksinës

exit.al 18 Shtator 2020, 08:51

Drejtori i Organziatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se më shumë se 170 vende të botës u bënë pjesë e planit të shpërndarjes së vaksinës Covid-19.

92 vende prej tyre, të cilat do te fitojnë falas vaksinën nga OBSH, janë vende me ekonomi të ulët ose të mesme.

Dita e premte ishte afati i fundit i aplikimit për të hyrë në Programin  e OBSH-së, Covax, per të përfituar vaksinën e koronavirusit.

Drejtori i OBSH-së theksoi se gara për një vaksinë mund të shkaktojë frikë për pasigurinë e tyre.

Ai tha se vaksina e parë e miratuar mund të mos jetë më e mira, “sa më shumë provojmë aq më shumë shanse kemi të prodhojmë një vaksinë efektive dhe të sigurtë”.

Shpërndaje te miqtë