Basha, do të gjejmë një mekanizëm për të maksimalizuar votat me LSI-në

exit.al 17 Shtator 2020, 22:05

Lulzim Basha shprehet se do të ketë një koalicion për maksimalizimin e votave në zgjedhjet e 2021. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si do të veprojë PD dhe LSI nëse Kryeministri Rama vendos koalicione me listë të përbashkët, Basha ju përgjigj se:

“Ne do të vendosim mekanizimin që maksimalizon votat e opozitës. Ne kemi vetëm një çështje që Edi Rama vërteton se është i humbur”.

Ai shtoi se “raportet me LSI-në janë solide. Ne na bashkon detyrimi për t’i dhënë shqiptarëve një ofertë të besueshme”. Ndërsa, pyetjes se nëse Ilir Meta do të zgjidhet sërish president nga qeveria e PD-së, Basha iu përgjigjë se:

“Në gjykimin tim është herët që koalicioni të flasë për ndarje pushtetesh. Unë gjykoj se Ilir Meta ka dalë nga vota e Edi Ramës, dhe pa mbështetjen time personale dhe të PD, ka bërë betejën për të mbrojtur Kushtetutën”.

Shpërndaje te miqtë