“Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës sepse përgjatë një viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet që nuk e do reformën në drejtësi.”
"PD është e gatshme të sakrifikojë popullin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë për të mbrojtur të akuzuarit e saj nga një drejtësi e reformuar dhe e gatshme të përballet me kancerin e korrupsionit në nivelet më të larta."
“[PD] e ka bojkotuar procesin për një kohë të gjatë, ka hyrë dhe dalë në proces duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë si ka mundur dhe sa ka mundur, ku ka mundur.
“[PD] ka abuzuar pa pushim me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht gjatë dimrit pas një paragrafi 55 dhe pastaj pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së barit."
"[PD] është tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke u thënë se ka vetëm një hall, si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara.”
"PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara, por ka rezerva për besueshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë."
"[PD] nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre ndaj ligjshmërisë në procesin e skanimit të pasurisë së tyre, vendimarrjeve dhe aftësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë."
"E keni dëgjuar ndonjëherë PD të thotë se e ka hallin pikërisht tek humbja e kontrollit që ka mbi pengmarrësit e korruptuar të sistemit të drejtësisë? Gjykatës dhe prokurorë me të cilët ka rivrarë të vrarët në Gërdec dhe bulevard dhe e ka kthyer drejtësinë në një pazar të madh mesjetar ku të korruptuarve të saj nuk u ka hyrë deri më sot asnjë gjemb në këmbë?"
"Tani çfarë do të thotë [PD]? Mos do thotë qëAmerika dhe Europa do kapin drejtësinë e pavarur shqiptare apo do thonë se ne e duam shumë Amerikën dhe Europën, por duam më shumë Shqipërinë sovrane që nuk pranon përzierjen e të huajve në punët e veta të brendshme?"
Shpërndaje te miqtë
